Futboll Seria A Sport

RROKADË TEK MILANI/ Mbi Gattuson qëndron hija e Conte, çfarë do të ndodhë më 6 gusht…

Mungesa e humorit dhe ndjesia e keqe e Rino Gattuso, që nuk ka kurrë frikë të thotë të vërtetën dhe të shpjegojë dyshimet e tij të shumta, shumë shpejt mund të godasë Milanin. Nevojitet një ndërhyrje e menjëhershme dhe efikase nga ana e fondit Eliott, që nuk mund t’i lejojë vetes një përmbysje në pankinë, kur mungon më pak se një muaj nga fillimi i kampionatit. Një marrëdhënie ajo mes Gattuso dhe Eliott që rrezikon të ndërpritet ende pa filluar.

Në konferencën e tij të parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rino Gattuso deklaroi këtë të martë: “Jam i hidhëruar për Mirabelli. Bonucci më ka thënë se çfarë dëshiron të bëjë, tani le të flasë me drejtuesit e klubit. Unë? Kam komunikuar me drejtorin e ri teknik, Leonardo, por jo me pronarët e ri të klubit”. Por çfarë do të ndodhë me rikthimin e Milan nga Amerika? Nëse Gattuso nuk do të ketë përgjigjet e tij, mund t’u thotë lamtumirë kuqezinjve. Në sfodn qëndron fuqishëm hija e Antonio Conte, i shkarkuar nga Chelsea, me të cilën duhet të zgjidhë konfliktin me vlerë 17 milionë euro.

Related posts

PRITEN MASA DRASTIKE/ Siguria në stadiume, burg edhe për flakadanët

Delo.autor

FLAMURTARI-TIRANA/ Halili takim me skuadrën, ja çfarë i kërkoi presidenti lojtarëve “Bardheblu”

Delo.autor

EDHE HAKIMI SHPËRTHEU VONË/ Holandezi Dumfris: Krenar që jam te Interi

Delo.autor

Leave a Comment