Boks Sport

Harroni McGREGORIN dhe KHABIBIN! Boksieri i famshëm SHQIPTAR ngjitet në ring

Boksieri i mirënjohur shqiptar Haxhi (Robin) Krasniqi do të ngjitet në ring në datën 17 nëntor. Për të mbrojtur titullin kampion Europe për kategorinë e peshave super të mesme.Kundërshtari i Krasniqit është gjermani Stefan Hartel, i cili ka fituar në karrierë 17 ndeshje dhe ka një humbje.

Lajmi është dhënë nga kompania menaxhuese e boksierit shqiptar SES Boxing.

“Për Krasniqin kjo ndeshje për titull do të jetë rast për të konfrimuar veten si kampion europian dhe kështu të vazhdojë ëndrrën për ndeshje të tjera për tituj më të mëdhenj”, ka shkruar SES Boxing ditën e djeshme.

Krasniqi mposhti në 2 qershor të këtij viti Stanyslav Kashtanov në Gjermani duke fituar titullin kampion.

Në karrierën e tij 13-vjeçare, Krasniqi numëron 48 fitore (17 me KO) dhe 5 humbje. Ai bokson për Gjermaninë, por nuk e ka mohuar asnjëherë prejardhjen e tij shqiptare.

Related posts

SHKËLQEU NDAJ VALENCIA-S/ I dashuruar pas Real Madrid-it, veprimi i Vinicius mahnit tifozët (VIDEO)

Delo.autor

PLAS KEQ TEK ARSENAL/ Lojtarët sherr me njëri-tjetrin para fillimit të ndeshjes (VIDEO)

Delo.autor

E FRIKSHME/ Tmerr në Moto GP, motori merr FLAKË në bokse pas provave të lira (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment