Futboll Premier League Sport

Chelsea gati 80 milionë paund për mbrojtësin e Napolit

Chelsea vazhdon të ketë interes për Kalidou Koulibaly. “Blutë e Londrës”, pas emërimit të trajnerit të ri, Maurizio Sarri kanë nisur punën për afrimet e reja në këtë merkato. Disa emra lojtarët të Napolit, prej disa muajsh janë përfolur që mund të veshin fanellën e gjigantëve angleze por mbetet të shohim nëse do t’ja arrijnë.

Njëri prej tyre është mbrojtësi senegalez, i cili ëshë i parapëlqyer nga tekniku Sarri së bashku me shqiptarin, Elseid Hysaj. Plot 80 milionë paund ka ofruar Chelsea për të marrë shërbimet e tij, por siç shkruajnë mediat britanike, Napoli ka refuzuar që t’a shesë 27-vjeçarin.

Londinezët u paralajmëruan që të qëndrojnë larg nga Koulibaly dhe Jose Callejon, në mënyrë që të lehtësonin lëvizjen e tyre me Sarrin, i cili u prezantua së fundmi në “Stamford Bridge”. Ish-tekniku i napolitanëve mori me vete në kryeqytetin anglez, mesfushorin Jorginho për 53 milionë paund. “The Sun” shkruan që drejtuesit e klubit italian ia kanë bërë të ditur atyre të Chelseas, që të mos tentojnë as për mbrojtësin e djathtë, Elsi Hysaj. Madje, sipas tabloidit në fjalë, Napoli do të ndërmarrë masa nëse klubi anglez do të tentojë përsëri për të marrë lojtarët e tij.

Në fjalën e tij, Sarri pasi u emërua trajneri i londinezëve tha: “Jam shumë i lumtur që jam këtu te Chelsea dhe në Premier League. Është një periudhë emocionuese, e re në karrierën time”.

Related posts

NUK E LËNË PA PAGUAR…/ Juventusi dhe City në “GJUHETI” për Iscon

Isa.Autor

BAYERN/ Muller: Fitore argëtuese, tani rezultatet kanë shumë rëndësi

F.autor

E BUJSHME/ Titullari i rëndësishëm i Interit pranon transferimin te Juventusi, mungon vetëm firma

F.autor

Leave a Comment