Futboll Kategoria Superiore Sport

“NUK E DI NËSE ISHTE PENALLTI E KRASNIQIT”/ Flet trajneri Marantas: Ja pse Fili nuk e nisi titullar…

Giorgo Marantas, trajneri i Luftëtarit, ka dalë para mikrofonit të “Supersport” dhe ka folur për këtë humbje në fund të ndeshjes me Skënderbeun. Ai u zhgënjye nga ky rezultat, por ka përgëzuar lojtarët e tij, pasi ishte i kënaqur nga ajo që dhanë. Gjithashtu ai nuk mendonte se faullat që merrte Krasniqi ishin ndërhyrje të parregullta ndaj tij.

Humbja? “Jam i zhgënyer nga kjo humbje. E filluam shumë fortë lojën, repartet ishin shumë të ngjeshura. Kështu nisëm dhe pjesën e dytë, pa lejuar kundërshtarin të bënte raste për shënim. Për të dytën ndeshje, humbën ndeshjen me një penallti. Nuk e di ishte ajo penallti apo jo, por unë u zhgënjeva nga rezultati”.

Fili nga stoli? “Ishte çështje taktike”.

Mbyllja e Krasniqit dhe faullat që fitoi? “Ju mendoni se ishin faulle ato? Lojtari i tyre, ishte më i miri për Skënderbeun, por edhe Dushka ishte më i miri për ne. E dimë si luan Skënderbeu, duke ndëruar pozicione, si Bregu me Krasniqin. E kishim studiuar ekipin e tyre dhe dublonin çdo lojtar. Nëse merrte faullet, duhet të pyetet dikush tjetër, pasi ne e dubluam”.

Minutat shtesë dhe aktivizimi i Isufit? “Meqënëse kundrështari merrte faull dhe korner, preferova të luaj me një tjetër qëndërmbrojtës për të luftuar në ajër. Mund të ishte penallti, kjo mund të jetë shkaktuar dhe nga mungesa e ekspreriencës. Atë diskutuam dhe në dhomat e zhveshjes dhe duhet të punojmë për t’u mos u përsëritur. Jam jashtëzakonisht shumë i kënaqur nga lojtarët që mendoj se kanë të ardhme”.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT! Ja cili arbitër do të vendosë drejtësi sot në Tirana-Partizani

F.autor

LAJM I FUNDIT/ FSHF reagon për “shoqatat fantazëm”

Q.Autor

E PAPRITUR/ Të dielën shpallet kampioni, Boca JUNIORS çon në CAS River PLATE-in

Isa.Autor

Leave a Comment