Futboll Seria A Sport

“Ciao Cristiano”…, Allegri telefonatë RONALDOS për t’i dhënë mirëseardhjen

“Përshëndetje Cristiano, jam Max”, kanë qenë fjalët e para të trajnerit të Juventusit, Max Allegri, që gjatë ditëve të fundit ka telefonuar 5 herë fituesin e Topit të Artë, lojtarin e ardhshëm të bardhezinjve, Cristiano Ronaldo. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport”, që konfirmon se ka patur një bisedë telefonike mes trajnerit dhe lojtarit, për t’i dhënë mirëseardhjen te kampionët e Italisë.

Mësoeht se biseda telefonike është bërë të premten e kaluar dhe ndërmjetës në këtë bisedë ka qenë Andrea Agnelli, presidenti i bardhezinjve. Allegri i ka premtuar një surprizë CR7, por edhe është prezantuar te “nxënësi” i tij i ardhshëm, që nuk është një lojtar dosido. Biseda është bërë në anglisht dhe ka qenë e ngrohtë mes trajnerit e lojtarit, që e ka falënderuar Allegrin për telefonatën. Tashmë pritet që dy persoanzhet të takohen në stërvitje.

Related posts

SURPRIZA/ Ancelotti mund të rikthehet në Spanjë, por jo tek Reali

Q.Autor

INTERI PËRGATIT OFENSIVËN/ Ofron shifrën e “çmendur” për yllin e Atalantës

Delo.autor

Lucas Moura te Tottenham, PSG fiton 28 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment