Futboll Sport

Stones “driblon” Kroacinë: Do ta kap finalen e Botërorit me të dyja duart

John Stones thotë se nuk ka ndërmend të lejojë humbjen e mundësisë për të luajtur në finalen e parë të Kupës së Botës. “Tre Luanët” do të përplasen në gjysmëfinale me Kroacinë, të mërkurën, pas fitores 2-0 ndaj Suedisë, fundjavën e kaluar, në ¼ finale.Stones, i cili ka qenë titullar në pesë ndeshjet e Anglisë në “Rusia 2018”, duke shënuar dy herë, është i vetëdijshëm se mundësia për të arritur në një finale të Kupës së Botës nuk mund të kthehet përsëri, ndaj po pret që kjo të ndodhë.

“Si një fëmijë, ju keni ëndrra për të luajtur futboll dhe për të shënuar gola. Tani jam në gjysmëfinale të Botërorit me Anglinë dhe është e kotë të më pyesni se si ndjehem, – tha ai për kanalin e Anglisë në YouTube. – Unë jam përpjekur ta përqafoj këtë eksperiencë. Ndoshta nuk do të kthehet më për mua, prandaj po përpiqem të marr çdo mundësi, duke sjellë në kombëtare gjithçka kam mësuar te Manchester City dhe në karrierën time.

Është një moment krenarie për të gjithë ne. Do ta kap finalen me të dyja duart, do të vrapoj dhe do të kënaqem sa të mundem. Ne jemi të ngazëllyer për të mërkurën, duke e pritur me padurim ndeshjen me Kroacinë. Po përpiqemi ta përgatisim sa më mirë të mundemi. Nuk dua të flas tani për finalen, pasi nuk jemi atje, por do të doja që kjo të ndodhte.

Kam pak fjalë për të folur tani për këtë. Natyrisht, nuk na ndalohet të mendojmë e shpresojmë, edhe për faktin se është një lojë krejt e veçantë finalja e Botërorit. Eshtë emocionuese dhe ne duam ta kapim atë me të dy duart”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas bojkotit të arbitrave, “FSHF” ndërpret futbollin. Ja vendimi

Delo.autor

Zabaleta për gjeniun Messi: S’di të bëjë asgjë në jetë, përjashto vetëm…

Isa.Autor

LIVE/ “EURO 2020”: Mbyllet ndeshja Zvicër-Turqi. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment