Futboll Sport

Courtois i “shkel syrin” Realit/ “Fëmijët e mi jetojnë në Madrid dhe do të bëj diçka që t’i shoh më shpesh”

Thibaut Courtois e ka lënë derën hapur për një transferim te Real Madrid pasi ka pranuar se do të kishte dëshirë të kalonte më shumë kohë me fëmijët, të cilët jetojnë në kryeqytetin spanjoll.

Courtois është një objektiv i Real Madrid prej shumë kohësh tashmë, dhe vetë portieri kërkon dëshpërimisht të largohet nga Londra.

Belgu, i cili kaloi tre sezone i huazuar tek Atletico Madrid, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me klubin e Stamford Bridge më 2014 që skadon verën tjetër.

Dhe megjithëse ai ka insistuar se është mirë në Londër, ai nuk mund të mohojë dëshirën për të parë sa më shpesh fëmijët e tij.

“Londra është shumë e bukur. Por e vetmja gjë është se fëmijët e mi jetojnë në Madrid. Do të doja të isha pranë tyre. Kështu që duhet të bëj diçka që t’i shoh më shpesh.”

Related posts

PROBLEME NË HORIZONT/ Një dëmtim shqetëson mbrojtësin e kombëtares

F.autor

United të ofrojë 60 milionë euro për yllin e Realit

Q.Autor

ËSHTË E PABESUESHME../ “Vetëm dy lojtarë mund të luanin, të tjerët ishin m..” (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment