Futboll Seria A Sport

CUTRONE NOSTALGJIK: Ky është turneu që më ndryshoi jetën…

Kur dëgjon “International Champions Cup”, Patrick Cutrone bëhet njeriu më i lumtur në botë. Kjo ndodh sepse pikërisht në këtë turne miqësor, një vit më parë, qendërsulmuesi i Milan spikati në fitoren 4-0 kundër Bayern Munich, në Kinë.

20-vjeçari shënoi dy gola ndaj bavarezëve dhe klubi vendosi ta mbajë në ekip, vetëm pak muaj pasi kishte ardhur nga U-19.

“Kam kujtime shumë të bukura nga kjo veprimtari, – tha Cutrone përpara ndeshjes kundër Manchester United. – Sot e kësaj dite e kam ende të vështirë ta besoj se shënova dy gola kundër Bayren. Verën e kaluar më ndryshoi jeta.”

Cutrone shënoi 18 gola në 46 ndeshje zyrtare të luajtur me Milan në sezonin e kaluar, por ende nuk ka një kontratë afat-gjatë: “Për momentin shpresoj vetëm të bëj gola. Do të luajmë kundër Manchester, Tottenham dhe Barcellona, përballjet ideale për t’u përgatitur për kampionatin.”

Në fund, Cutrone tregon edhe për korin që lojtarët e Milan i dedikuan kroatit Kalinic, kur ky i fundit hipi në autobus. “Kishim kohë që e kishim përgatitur këtë këngë. Me Nicolën kemi të gjithë një marrëdhënie të mirë, sepse është një person shumë i veçantë dhe i respektueshëm.”

Related posts

DEBUTIM ME GOL NË “PALLATIN E ENDRRAVE”! CR7 i mjaftojnë 45 minuta

F.autor

HYSAJ KËRKON TË NDRYSHOJË EKIP NË JANAR”/ Flet agjenti i mbrojtësit të Kombëtares: Prioritet i tij është…

Delo.autor

FITORJA E MUNGUAR NË KUPËN E ITALISË/ Ronaldo mendon largimin, Juventus gjen pasardhësin te Porto

Delo.autor

Leave a Comment