Futboll Sport

ZYRTARE/ Më në fund Aris prezanton mesfushorin Migjen Basha (VIDEO)

Mesfushori shqiptar Migjen Basha zyrtarisht është futbollisti i Aris. 31-vjeçari kishte mbërritur prej disa ditësh në Greqi, ndërsa vetëm sot është prezantuar nga klubi grek. Mesfushori iu nënshtrua të hënën vizitave mjekësore të cilat i kaloi me sukses dhe më pas drejtuesit e prezantuarn si afrimin e tyre më të ri. Basha që vjen me një eksperiencë të madhe ka nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme. Gjatë mbërritjes së tij në Greqi, tifozët e Aris ishin shumë entuziastë teksa e pritën me duartrokitje dhe simbolet e tyre.

Migjen Basha, i cili filloi karrierën e tij në vitin 2004 në Zvicër te FC Lausanne, ka fituar një eksperieincë të konsiderueshme në stadiume italiane duke luftuar, ndër të tjera, Frosinone, Atalanta, Torino, Como dhe Bari. Ai ka qenë pjesë e të gjitha ekipeve kombëtare të Zvicrës (U-17, U-18, U-19, U-21) dhe më pas vendosi të përfaqësojë Shqipërinë. Nga viti 2013 ai u bë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë, duke luajtur me kuqezinjtë në Kampionatin Evropian, pasi ishte në grupin e ekipit kombëtar në “Euro 2016”.

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË MIRË/ Muçi merr çmimin në Turqi

F.autor

FRIKA E RIKTHIMIT TË RONALDOS NË PREMIER LEAGUE/ Ronaldo mbi incidentin e famshëm me Rooney

Isa.Autor

SITUATË QESHARAKE NË KAMPIONATIN MAROKEN/ Futbollistët bëjnë ‘selfie’ si Balotelli, ja çfarë i ndodh pas festës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment