Futboll Sport

Daja i yllit të Polonisë “i vjedh” vendin De Biasi-t

Polonia ka vendosur t’ia besojë kombëtaren Jerzy Brzęczek dhe jo ish-trajnerit të Shqipërisë, Gianni De Biasi. Trajneri italian ka folur më shumë se një herë me presidentin e federatës polake, Zibi Boniek, dhe dukej se ishte një hap larg zyrtarizimit.

Por, në mënyrë të befasishme, federata e Varshavës ka lajmëruar se pasardhësi i Adam Nawalka, trajneri që zhgënjeu me Poloninë në Botëror, do të jetë 47-vjeçari Jerzy Brzęczek, ish-mesfushor me shumë eksperienca jashtë shtetit dhe kryesisht në Austri, por edhe kapiten i Polonisë që mori medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Barcelona ’92.

Si trajner, ai ka drejtuar Rakow Częstochowa, Lechia Danzica, Gks Katowice dhe Wisła Plock. Ndoshta ka qenë vendimtare shtysa nacionaliste dhe dëshira për të patur një trajner polak, por De Biasi ka mbetur i djegur. Një e veçantë tjetër e Brzęczek është se ai është daja i Jakub Błaszczykowski, mesfushori i Polonisë, që do të ndeshet me Italinë 7 shtatorin e ardhshëm, në javën e parë të Nations League.

Related posts

Marianna Gautieri/ Modelja gati të japë kontributin e saj për Milanin (FOTO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E GOMEZ KTHEHET NË MISTER/ Oferta zyrtare nuk ka, Atalanta ka vendosur kushte dhe MLS troket

Delo.autor

“SULMUESI MË I MIRË NË BOTË”/ A është i fiksuar pas “TOPIT TË ARTË”? Ja përgjigjia e Griezmann…

Isa.Autor

Leave a Comment