Futboll Sport

INTER NUK E PRET PËRGJITHMONË PAVARD/ Zikaltërit kanë gati planin B

Interi është në pritje të Benjamin Pavard, por jo përgjithmonë.zikaltërit kanë caktuar një afat për ardhjen e mbrojtësit francez nga nga Bayern Munich.

Inter dhe klubi bavarez kanë rënë dakort për shifrat e 30 milionë euro plus 2 bonuse dhe një kontratë pesëvjeçare për Pavard me pagë 4 milionë euro neto në sezon, por francezi nuk po duket ende në Milano.

Nga një anë drejtuesit e Bayern janë në kërkim të një mbrojtësi tjetër, ndërsa nga ana tjetër Tuchel po tenton ta mbajë në skuadër francezin, duke e frenuar në çdo mënyrë të mundshme.

Inter dhe Inzaghi nuk presin, kështu që kanë vendosur një afat kohor dhe nëse kalon, Pavard do të qëndrojë në Bavari. Kështu, zikaltërit kanë bërë gati planin B në rast se Pavard nuk zbarkon në Milano.

Emri i përzgjedhur është Perr Schuurs nga Torino. 23-vjeçari vlerësohet nga presidenti i klubit italian rreth 35 milionë euro.

Related posts

NGA KOMBËTARJA TEK PSG-JA/ Donnarumma del hapur: Të qëndruarit në stol më lëndon sepse…

Delo.autor

Festimet me shqiponjë/ Xhaka dhe Shaqiri rrezikojnë dënimin nga FIFA

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Osasuna. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment