Futboll Seria A Sport

“DASHURIA ME PORTUGEZIN”/Ja çasti kur Juventusi i fitoi zemrën Ronaldos (FOTO)

Cristiano Ronaldo tashmë është një lojtar i Juventusit dhe të gjithë tifozët bardhezi janë në delir. E ta mendosh se vetëm pak muaj më aprë CR7 ishte njeriu më i urryer në Torino dhe në gjithë botën juventine, pasi shënoi golin që eliminoi Juventusin në gjysmëfinalet e Champions League me një penallti në sekondat e fundit.

Por një javë më parë, Ronaldo shtangu tifozët e Juventusit në “Allianz” me një supergol me roveshiatë ndërsa Reali fitoi 3-0 takimin e parë. Ata u ngritën të gjithë këmbë për të duartrokitur yllin portugezi i cili i falenderoi duke vënë dorën në zemër.

3 muaj më vonë, Ronaldo ka zyrtarizuar kalimin në Torino, e tashmë do të luajë po për këta tifozë sezonin e ardhshëm. E me sa duket ka qenë pikërisht ky moment ku ai ka kuptuar se cilët janë tifozët e Juves, për t’ia bërë më të lehtë pranimin e ofertës së klubit italian.

Pas asaj ndeshjeje çerekfinale të Champions League, ai pati deklaruar: “Ishte një nga çastet më të këndshëm të kësaj mbrëmjeje. Të më duartrokasin njerëzit në një stadium si ai i Juventusit, ku kanë luajtur lojtarë të mëdhenj, është një çast për t’u mbajtur mend. Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar sepse ky është një klub që më ka pëlqyer gjithmonë që kur isha fëmijë. Më duhet t’i falenderoj të gjithë italianët që më duartrokitën”.

Që tani e tutje do të kenë mundësinë ta duartrokasin çdo javë, pasi “telenovela CR7” përfundoi shpejt dhe portugezi tashmë është një lojtar i Juventusit.

Related posts

FORMULA 1/ Luca Baldisserri nuk kursen kritikat: Vettel është i mbivlerësuar, nuk është…

Delo.autor

YLLI THURAM PËSHTYU LOJTARIN KUNDËRSHTAR NË FYTYRË/ Babai i sulmuesit: Kam pyetur veten nëse ishte djali im

Delo.autor

“NUK BËRI ASNJË GABIM NË MBROJTJE”/ Ja si vlerësohet Hysaj pas fitores së Napolit në transfertë

Delo.autor

Leave a Comment