Futboll Sport

De Buryne kërcënon Francën: “Dua të jem Kampion Bote!”

Përkrah trajnerit Martinez, ishte të hënën në konferencën e fundit për mediat, para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Botës edhe ylli i përfaqësueses së Belgjikës, Kevin De Bruyne. Mesfushori i Manchester City dhe Belgjikës ka pranuar presionin që peshon mbi atë, duke mos fshehur as objektivin e tij, të bëhet Kampion i Botës.

“Në një kampionat, nëse humbet mund të rekuperosh terren, ndërsa këtu është ndryshe. Presioni ndihet, porn ë përfundim mundohem të jap maksimumin tim. Duhet edhe të kesh fat. Në fund të fundit gjithçka varet nga dëshira, talenti dhe nga puna që ke zhvilluar. Kjo bën diferencën. Për sa më përket mua, unë dua të bëhet Kampion i Botës dhe jemi këtu për të mbërritur sa më larg të jetë e mundur”, deklaroi De Bruyne.

Related posts

Shokohet bota e futbollit/ Vritet futbollisti i njohur kolumbian

Sadik.Autor

E KËRKON REALI/ Chelsea gjen në Serie A zëvendësuesin e Hazard…

Isa.Autor

A DO TË VAZHDOJË TË JETË SHALAND TRAJNER I KOSOVËS? “FFK” merr vendimin zyrtar

Delo.autor

Leave a Comment