Futboll Seria A Sport

De Vrij flet si veteran: Interi ambicioz, Ronaldo e bën më tërheqëse Serinë A

Për shumë kohë Interi kërkoi ta joshte dhe ia doli me sukses ta integronte në organikë, duke e bërë të firmoste për klubin zikaltër, për ta hedhur menjëherë në fushë në qendër të mbrojtjes në krah të Skriniar. Besimi i drejtuesve zikaltër tek holandezi 26-vjeçar duket se është shpërblyer, me lojtarin që pas katër ndeshjesh miqësore tashmë prononcohet me statusin e mirëfilltë të një interisiti, që e di mirë se çfarë ndodh në klubin zikaltër dhe se cilat janë objektivat, e për më tepër si mund t’i arrijnë ato. De Vrij nuk nguron të tregojë impaktin e parë që pati me botën zikaltër dhe me trajnerin Spalletti.

“Tek Interi punohet shumë dhe jam i lumtur që i gjithë ambienti më priti shumë mirë. Jemi përballur me katër skuadra dhe secila prej tyre vinte me një stil të ndryshëm loje. Jemi duke u përgatitur për të arritur në një formë optimale për sezonin e ri, kjo pasi jemi të vetëdijshëm se mund të bëjmë shumë më mirë në këtë edicion.

Më pas De Vrij u referohet edhe rivalëve të Serisë, sidomos kampionëve të Juventusit, të cilët tashmë kanë një fenomen në grupin e tyre.

“Ardhja e Cristiano Ronaldos në Torino do të jetë në të mirën e futbolit italian. Seria A do të bëhet më atraktive edhe për publikun e huaj. Gjithsesi, pyetjes nëse tashmë me CR7 Bardhezinjtë janë të pathyeshëm mendoj se është ende herët për t’iu përgjigjur apo për të dalë në të tilla konkluzione. Le të presim e të shohim se çfarë do të na tregojë koha. Lidhur me Champsionin mund të them vetëm se pres me padurim që të përballemi me më të mirat e Europës. Interi është një klub me ambicie të mëdha, ndaj e meriton qëndrimin në Champions. Në aspektin personal mund shtoj vetëm se ndihem i lumtur që luaj krah një lojtari dhe njeriu si Skriniar.

Related posts

THYHET TABUJA NË HONDURAS/ Ja lojtari i parë në botë që luan në ndeshje me maskë kundër koronavirusit

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet super ndeshja Arsenal-Chelsea në “Emirates”. Rezultati 3-1

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Tekniku Sarri tek Juventus si CR7, ja sa ka kushtuar për një sezon të vetëm…

Delo.autor

Leave a Comment