Futboll Seria A Sport

Debutimi i Ronaldos, bastet kanë filluar se do të jetë me penallti

Ronaldo te Juventusi ka qenë një lajm që ka zenë faqet e para të gjithë shtypit këto ditë. Pas 9 vitesh suksesi në Madrid ai ka firmosur me bardhezinjtë, dhe pritet që të hënën të bëjë edhe prezantimin zyrtar. Tifozët juventin presin me padurim që ai të luajë ndeshjen e parë me fanelën bardhezi. Kuotat e basteve janë hapur.

Ato parashikojnë një debutim me penallti ose karton të kuq. Që Ronaldo të shënojë 29 gola gjithë sezonin kuotohet me kofiçientin 1.85. Ai që kërkon të rrezikojë mund ta luajë me 4.75 që portugezi të shënojë mbi 36 gola. Një gol në debutim kuotohet me 1.5, i shënuar me kokë 6.5. E çuditshmja është se një gol me penallti në debutim është vetëm 3.5. Që Ronaldo të marrë karton të kuq në debutim ju do të merrni 50 fishin e lekëve.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Milan. Rezultati 1-1

Delo.autor

WEST HAM-LIVERPOOL/ Pas një harkimi nga këndi, Zouma ndëshkon me kokë “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

TJETËR KATASTROFË PË MESSIN/ Kualifikimi nuk është në dorën e Argjentinës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment