Albanian Stars Futboll Seria A

Shpëtoi Lazio-n në ‘San Siro’, Strakosha merr notën që askush nuk e priste…

Portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha është ndër lojtarët më të vlerësuar të ndeshjes më të rëndësishme të javës së 19-të Serisë A: Inter – Lazio, e fundit për vitin 2017.

Sipas medias sportive italiane “Calciomercato”, gardiani i portës së Lazio-s është vlerësuar me notën 7, ashtu si Handanovic, Skriniar dhe De Vrij. Shtata ishte nota më e lartë e dhënë për 4 lojtarët të cilët diskutuan ndeshjen e shumëpritur e luajtur në “San Siro”, që përfundoi me rezultatin 0-0.

Në pjesën e parë, Strakosha shpëtoi skuadrën kryeqytetase nga pësimi i golit pasi priti një goditje të fuqishme të Perisic në pjesën e parë. Jetike ishte edhe pritja pas goditjes së Borja Valero.

Related posts

Vendos goli i Lingard, Anglia “pushton” Holandën…

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Problemet në prapavijë, Inter shënjestron mbrojtësin e Napolit…

Delo.autor

“XHE-LA” S’FUNKSIONON/ Nuk shënojnë së bashku në të njëjtën ndeshje me Interin që nga…

Delo.autor

Leave a Comment