Futboll Premier League Sport

Dëmtimi më i rëndë në histori, edhe një vit “stop” për mesfushorin e Liverpool…

Si pasojë e dëmtimit tragjik që pësoi në fund të sezonit të kaluar, që i kushtoi mungesën në finalen e Champions League dhe në Kupën e Botës 2018, mesfushori i Liverpool, Alex Oxlade-Chamberlain nuk do të luajë asnjë ndeshje gjatë sezonit të ardhshëm 2018-19.

Oxlade-Chamberlain pësoi një këputje në tre vende të ligamentit kryesor gjatë gjysmëfinales së Champions League dhe kurioz ishte fakti se ky ishte dëmtimi i vetëm ku çdo ligament i gjurit të djathtë ishte këputur, përshi ligamentin e kryqëzuar, ligamentin anësor, të mesëm dhe atë kolateral.

Pasi u krye operacioni, futbollisti nisi të kishte dhimbje në tendinë dhe në muskulin e pulpës, të cilat analizat treguan se e kishte tërhequr. Pikërisht ky varg i gjatë dëmtimesh, nga një episod i vetëm, një nga më të tmerrshmit në historinë e futbollit do të kërkojë rreth një vit riaftësim dhe Klopp nuk do ta ketë në dispozicion Chamberlain gjatë gjithë edicionit 2018-19.

Related posts

“PATA NJË DEBAT TË FORTË ME “PLESHTIN” DHE MË SULMOI”/ Abidal: Po të mos transferonim Griezmann, do rikthenim…

Delo.autor

SHKËLQEJNË “BOMBERAT” KUQEZI/ Seferi bën dopietë, Uzuni “topçi” në Spanjë

F.autor

Anglia, favoritja e pestë për të fituar Botërorin e Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment