Futboll Sport

Në Itali janë të bindur: Berisha do SHITET, përndryshe do ngroh stolin…

Etrit Berisha mund të përfundojë në stol gjatë këtij sezoni te skuadra e Atalantës.

Për këtë janë të bindur mediat italiane të cilat theksojnë se ofertat që po mbërrijnë për të në klub, janë pasojë e faktit se është lënë të kuptohet që portieri i përfaqësueses shqiptare është nxjerrë në shitje.

Trajneri Gasperini i ka besuar shumë portierit shqiptar në këto dy sezone, por në klub mendojnë se Golini është e ardhmja e portës dhe se duhet promovuar maksimalisht.

Për këtë arsye, mediat italiane kanë bërë të ditur se plani i Atalantës është të ulë Berishën në stol gjatë këtij sezoni, nëse nuk do të arrijnë ta shesin.

Zikaltrit kërkojnë 7 milionë euro për kartonin e tij, të njëjtën shifër që kanë shpenzuar për ta marrë nga Lacio dhe për momentin, e kanë të vështirë të gjejnë një blerës.

Lila ofronte vetëm gjysmën e kësaj shifre, arsye pse u refuzua oferta nga Franca, por mendohet se ja klube të tjera që janë gati t’i afrohen shifrës që kërkon Atalanta për futbollistin shqiptar.

Ky i fundit, duke kuptuar se mund të humbasë vendin e titullarit, ka shprehur gatishmërinë të dëgjojë çdo ofertë, që do ta ndihmonte të ruante formën e edicioneve të kaluar.

Related posts

KRIZA FINANCIARE/ Canaj plas “BOMBËN”: Litari është mbledhur, mund të mos kemi më futboll

F.autor

VIDEO/ Sulmuesi bën të pamundurën, merr topin nga mesi i fushës dhe…

Q.Autor

“KAM FOLUR MË SHUMË ME CALHANOGLU SE ME GRUAN E TIJ”/ Inzaghi: Barella do jetë flamuri i Interit

Delo.autor

Leave a Comment