Futboll La Liga Sport

Dëmtohet sulmuesi Boateng, Sadiku edhe një shans tek Levante

Armando Sadiku me shumë mundësi do të qëndrojë te Levante, të paktën deri në janar. Skuadra gjatë përgatitjeve për sezonin e ri ka hasur një problem serioz në fazën sulmuesi. Emmanuel Boateng ka dëmtuar meniskun e gjurit e për rrjedhojë do të mungojë në fillimin të sezonit.

Klubi nuk ka planifikuar të blejë një sulmues tjetër, me Sadikun dhe Roger që do të luftojnë për vendin e titullarit. Edhe nëse sulmuesi shqiptar nuk preferohet zgjedhje e parë, do të jetë i domosdoshëm si alternativë në stol.

Pikërisht në momentin ku largimi i Sadikut në La Liga ishte thuajse i sigurtë (kishte oferta nga Turqia dhe Greqia), nga Levante vjen sinjali për një tjetër shans për të në futbollin elitar spanjoll.

Related posts

PRAPASKENA/ Reali ankohet për fushën e ngrirë të Osasunës, por madrilenët nuk donin të shtyhej ndeshja

Delo.autor

“PO MENDOJMË PËR SKEMËN 3-5-2″/ Pirlo: Ndeshja me Lazion vlen për renditjen dhe ndërtimin e ekipit

Delo.autor

Blerja e verës po përshtatet tek Interi, ja kush e ka befasuar nga shokët e ekipit

Q.Autor

Leave a Comment