Futboll Sport

DËNIM I RËNDË/ UEFA pezullon finalisten e Europa League për një sezon

UEFA ka pezulluar Marseille nga të gjitha kompeticionet europiane pas incidenteve të ndodhura në katër ndeshje gjatë sezonit të kaluar. Marseille do të pezullohet për sezonin e ardhshëm që do të kualifikohet.

UEFA ka shqyrtuar sjelljen e klubit francez gjatë sezonir 2017/18 të Europa League, duke vendosur se janë shkelur rregullat në katër ndeshje. Ndeshjet e përfolura janë ato ndaj RB Leipzig, Red Bull Salzburg dhe në finalen ndaj Atletico Madrid në Lyon.

Marseille është akuzuar për shqetësime në shkallët e stadiumit nga tifozët, dëme të shkaktuara, fishekzjarrë dhe hedhje e objekteve dhe një start ndeshjeje i vonuar.

Pasi e ka shpallur fajtor klubin francez, UEFA ka zbuluar sanksionin e gjatë, që do ta detyronte Marseille të mos merrte pjesë në kompeticionet europaine për dy sezone.

Related posts

ËSHTË BËRË NJË TITULLAR TEK EKIPI/ Roma merr lajmin e keq përpara 2021. Ylli i ekipit mungon në ndeshjen e parë

Delo.autor

Vucaj lojtar i lirë/ Gati marrëveshja me skuadrën e Superiores për shkodranin

Isa.Autor

Paqe Madrid – Manchester, gati marrëveshja

Q.Autor

Leave a Comment