Futboll Sport

STATISTIKAT PËR GOLAT E REALIZUAR/ Njihuni me 10 “tredhëmbëshat” më të mirë në Europë

Ligat kryesore të Europës, ato më të bukurat dhe më të ndjekurat, kanë hyrë në faza interesante. Gara për titull duket e zjarrtë në Angli dhe Gjermani, veçanërisht, ndërsa në Spanjë, Itali dhe Francë gjërat janë “kthjelluar” në këtë drejtim. Sidoqoftë, luftohet edhe për “zonën europiane” (sidomos për Champions), ndaj nevoja për gola mbetet e madhe deri në minutën e fundit.

Te Barcelona spikat Leo Messi, i pandalshëm javë pas jave, ndërsa pas tij, në garën për “Këpucën e Artë” pozicionohet Kylian Mbappe. Në mungesë  të Neymar, talentit francez i ka dalë më në pah finalizimi. Megjithatë, skuadrat kryesore europiane e bazojnë lojën ofensive jo vetëm te një lojtar i vetëm, por te “tridentët”.

Në këtë moment të kampionateve respektive, ne po ju njohim me renditjen e “tredhëmbëshave” në kontinent, në bazë të golave të realizuar. Bashkë me emrat, edhe fotomontazhe të tyre, me në sfond klubet që përfaqësojnë. Saktësojmë se kjo lloj renditjeje bëhet sipas rendit zbritës, nga vendi i dhjetë tek i pari.

10. Napoli 
Milik, Mertens dhe Insigne. 36 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 63.2% të totalit të golave të krejt ekipit.

9. Sevilla 
Ben Yedder, Sarabia dhe André Silva. 36 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 72% të totalit të golave të ekipit.

8. Lille 
Pépé, Bamba dhe Leao. 36 gola mes tyre, të cilët përbëjnë 75% të totalit të golave të ekipit.

7. Atalanta 
Zapata, Ilicic dhe Papu Gómez. 37 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 58.7% të totalit të golave të ekipit.

6. Borussia Dortmund 
Paco Alcácer, Marco Reus dhe Sancho. 39 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 60% të totalit të golave të ekipit.

5. Eintracht Frankfurt 
Jovic, Haller dhe Rebic. 40 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 71.4% të totalit të golave të ekipit.

4. Manchester City 
Agüero, Sterling dhe Sané. 42 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 54.5% të totalit të golave.

3. Liverpool 
Salah, Mané dhe Firmino. 46 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 66.7% të totalit të golave të ekipit.

2. PSG 
MBappé, Cavani dhe Neymar. 57 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 66.3% të totalit të golave të ekipit.

1. Barcelona 
Messi, Luis Suárez dhe Dembélé. 59 gola mes tyre, të cilët përfaqësojnë 75.6% të totalit të golave të ekipit.

Related posts

Mbyllet pjesa e parë në sfidën mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, me rrjeta të paprekura

Sadik.Autor

Formula 1, Bottas gjen një mënyrë për t’u ngushëlluar…

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEVANTES/ Solari: Kalendari mund të jetë qesharak, por Real Madridi…

Delo.autor

Leave a Comment