Futboll Sport

Deschamps e injoroi/ Mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në botë mendon të ndërrojë kombëtare

Aymeric Laporte mund të vendosë të luajë për kombëtaren e Spanjës dhe të heqë dorë nga Franca pasi është lënë jashtë ekipit që po merr pjesë në Kupën e Botës.

Spanja është e gatshme ta presë me krahë hapurin qendërmbrojtësin pas eksperiencës zhgënjyese të “La Roja” në Rusi. Spanjollët janë eliminuar në 1/8-at nga Rusia, duke i dhënë fund aventurës që nisi me shkarkimin e trajnerit Lopetegui një ditë para fillimit të Kupës së Botës.

Sipas Manchester Evenin News, vjetërsia e ekipit spanjoll (veçanërisht Pique dhe Sergio Ramos) ka bërë që drejtuesit e kombëtares të vihen në kërkim të alternativave.

24-vjeçari Laporte mbetet një opsion, pavarësisht se ka përfaqësuar Francën në nivelet e moshave, duke luajtur 19 ndeshje me kombëtaren Under 21. Edhe pse është mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në botë, pas kalimit te City nga Bilbao për 57 milionë sterlina, Laporte nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren e parë të “Gjelave”.

Ai është injoruar nga trajneri Didier Deschamps, i cili ka zgjedhur të marrë me vete në Rusi, Benjamin Pavard, Presnel Kimpembe dhe Adil Rami.

Laporte ka një origjinë baske dhe për këtë arsye e ka nisur karrierën e tij me Atheltic Bilbao, që merr në ekip vetëm lojtarë baskë dhe mund të luajë për Spanjën për sa kohë nuk ka luajtur një ndeshje zyrtareme kombëtaren e parë të një vendi tjetër.

Ai është grumbulluar nga Franca për dy ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës, por nuk ka luajtur asnjë minutë, duke ia lënë derën e hapur Spanjës për ta marrë në ekip.

Mbrojtësi ka bërë një paraqitje të mirë me City në nëntë ndeshjet e luajtura në Premier League pas transferimit të tij janarin e kaluar.

Related posts

Goli i jashtëzakonshëm nga goditja e dënimit, një portier mrekullon TIFOZËT (VIDEO)

Isa.Autor

“NË JANAR BËJ GATI VALIXHET”/ Ja sherri i Florentino Perez me yllin e Real Madrid…

Delo.autor

E FUNDIT/ Kukësi nuk humbet kohë, zyrtarizon Bruno Telushin

Delo.autor

Leave a Comment