Futboll Seria A Sport

Juventusi gati të sakrifikojë “xhevahirin” e tij për Ronaldon, përfiton ekipi anglez

Liverpooli po mendon për një transferim të rëndësishëm të kësaj merkatoje. Kur në Itali presin mbërritjen e Cristiano Ronaldos te Juventusi, britanikët janë përqëndruar te ylli bardhezi Paulo Dybala. Lajmi vjen nga rrjeti “Tuttomercatoweb” që studion lëvizjet e mundshme ndërmjet ligave të futbollit.

24-vjeçari prej kohësh nuk ndihet entuziast në ambjentin e kampionëve të Italisë. Në këtë sezon u pa një krisje e marrëdhënieve midis tij dhe trajnerit Allegri dhe një kalim i Ronaldos te Juventus mund të ndikojë në zvogëlimin e hapësirës për lojtarin e Argjentinës.

Juventus mund të përfitojë 160 milion euro nëse pranon shitjen e yllit të tij për një superstar botëror si Ronaldo.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Vllaznia-Partizani

Delo.autor

NDESHJA KROACI-SPANJË 3-5/ Luis Enrique: Ndeshja më e bukur e Evropianit

Delo.autor

MILANI BËN DIFERENCËN/ Mbrojtja më e mirë e vitit 2019, klubi “blindon”…

Delo.autor

Leave a Comment