Futboll Sport

Deschamps i shqetësuar për shëndetin e yllit të skuadrës

Franca do të përballet të dielën në orën 16:00 me Kroacinë që vjen për herë të parë në finalen e Kupës së Botës. Një ndeshje emocionuese kur kemi ardhur në fundin e këtij kompeticioni madhështor. Janë eliminuar favoritët dhe në fund tashmë mbeten përballë njëra – tjetrës Franca me Kroacinë.

Francezët e kanë fituar një herë këtë turne, në vitin 1998 në shtëpinë e tyre, ndërsa kroatët u eliminuan nga Brazili në gjysmëfinale po në atë vit. Ndërkohë që këtë herë do të luajnë atë finale që kroatët patën ëndërruar 20 vite më parë.

Nëse skuadra e Zlatko Daliç është e plotë nga ana fizike, ajo e Didier Deschamps duhet të mendojë për sulmuesin më të mirë të momentit, Kylian Mbappe. 19-vjeçari që ka shkëlqyer në këtë kompeticion mësohet se ka probleme me shpinën.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, për “Gjelat” kanë munguar sot në stërvitje Samuel Umtiti, Rafael Varane, Oliver Giroud dhe Kylian Mbappe. Tre të parët kanë bërë ushtrime shlodhëse, fizioterapi apo palestër. Vetëm sulmuesi 19-vjeçar Mbappe ka pasur probleme me shpinën, por sipas informacioneve që vijnë nga Rusia, ai do të jetë i gatshëm për sfidën vendimtare që do të zhvillohet mesditën e së dielës në “Luzhniki” të Moskës.

Related posts

MIQËSORJA E YJEVE/ Ish-mbrojtësi Aliaj kujton perlën ndaj Greqisë në “Qemal Stafa” (VIDEO)

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Shqipëria për të kthyer faqe

Sadik.Autor

ÇMENDURIA/ Shënohet goli i vitit, BRAZILIANI “tërbon” tifozët duke realizuar nga 50 metra (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment