Futboll Seria A Sport

Në pritje të Ronaldos, Juventusi prezanton një tjetër portugez

Në pritje të mbërritjes së Cristiano Ronaldos, Juventusi ka prezantuar mbrëmjen e sotme një tjetër portugez. Bëhet fjalë për mbrojtësin anësor Joao Cancelo, i cili u ble nga Valencia për rreth 40 milionë euro dhe nënshkroi për 4 sezonet e ardhshme me bardhezinjtë.

Natyrisht që Cancelo nuk mund t’u shpëtonte pyetjeve në lidhje me transferimn e shekullit, qoftë edhe për faktin se mbrojtësi ka luajtur në kombëtare me Ronaldon dhe e njeh më nga afër.

“Ronaldo është një blerje e jashtëzakonshme. Do të na ndihmojë shumë të rritim nivelin e cilësisë në skuadër dhe shpresoj që të fitojmë së bashku të tjerë trofe, pasi dihet që Ronaldo ka fituar thuajse gjithçka”, deklaroi Cancelo.

Ish mbrojtësi i Valencias luajti sezonin e kaluar te Interi, ku edhe shkëlqeu veçanërisht në pjesën e dytë të sezonit, ku u shndërrua në një titullar të padiskutueshëm i formacionit të Spallettit. Gjithsesi zikaltrit nuk mundën dot të ushtrojnë të drejtën e blerjes, për shkak të Fair Play-t Financiar, duke bërë që në këtë mes të përfitojë Juventusi.

“Interi është një klub shumë i rëndësishëm për mua, pasi më ka ndihmuar të rritem shumë dhe të piqem si lojtar. Kundër Juventusit kam luajtur ndeshjen më të bukur të karrierës time, por vishja bluzën zikaltër. Tani kam veshur këtë bardhezi, për të fituar tituj, pasi dihet se Juventus ka dominuar futbollin italian në vitet e fundit”, tha Cancelo.

Related posts

“COPA DEL REY”/ Benzema shkëlqen me dopietë, Real Madridi kalon në gjysmëfinale

Delo.autor

KRITIKAT NDAJ JUVENTUS/ “Shpërthen” Allegri: Nuk është turp të themi që…

Delo.autor

NUK E NJEH ASKUSH/ PIRLO përzgjedh PASARDHËSIN e tij te Italia: Është i ri, por…

Isa.Autor

Leave a Comment