Futboll Sport

Qaka vuan me Steaun e Bukureshtit, kritika dhe klauzolë e frikshme për të

Mesfushori shqiptar Kamer Qaka nuk ka gjetur veten në skuadrën e re të Steaus së Bukureshtit. Lojtari i kombëtares shqiptare kaloi nga CSM Lasi te gjigantët e Rumanisë në këtë verë për shifrën e 400 mijë eurove. Ai luajti në derbin që skuadra e tij barazoi me Dinamon me rezultatin 3-3.

Presidenti i skuadrës së Steaus, Xhixhi Bekali, nuk është aspak i kënaqur me përformancën e lojtarit. “Ai u fut në fushë, por nuk bëri asgjë. Nuk tregoi nga vetja”, – u shpreh numri një i klubit që ka shumë besim te 23-vjeçari. Në fakt, përgjegjësi për lojën e dobët të futbollistit ka dhe trajneri i tij, pasi e futi në rolin e trekuartistit, kur pozicioni i tij natyral është në mesfushë.

Qaka vinte nga një dëmtim dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë. Presidenti Bekali ka vendosur një klauzolë të frikshme largimi për futbollistin shqiptar. Nëse një klub dëshiron 23-vjeçarin duhet të derdhë në arkat e klubit të Steaus 20 milionë euro. Çmenduri!

Related posts

Pique shpjegon gjestin ndaj Espanyolit: Ata kanë fyer familjen time

Q.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Mjekimet e klubit i dëmtuan veshkat, ish-futbollisti dëmshpërblehet me 4 milionë euro

Delo.autor

KUALIFIKIMI PËR FINALEN E “EUROPA LEAGUE”/ Ja vendimi që merr David Luiz

F.autor

Leave a Comment