Futboll Sport

Didier Deschamps “shpërfill” Uruguajin dhe ngre në qiell Kylian Mbappe

Didier Deschamps premton se Kylian Mbappe, adoleshenti fantastik i Francës, ka ende shumë për të dhënë dhe se ende nuk kemi parë më të mirën prej tyre. Sulmuesi i Paris Saint-Germain shkëlqeu në fitoren 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8-t e finaleve ku fitoi një penallti dhe shënoi dy gola. Në prag të çerekfinales ndaj Francës e gjithë vëmendja është fokusuar mbi të.

“Kylian mori lëvdata pas ndeshjes kundër Argjentinës, por çdo gjë që ai ka bërë në këtë Botëror ka qenë e shkëlqyer. Eshtë vetëm 19 vjeç dhe do të rritet më tej. Ka ende shumë për të dhënë. Ende nuk e kemi parë më të mirën prej tij. Të gjithë ne presim shumë prej tij,” – tha Deschamps.

Më pas, trajneri i Francës vazhdoi: “Ururguaji është një ekip amerikano-latin shumë i vështirë për t’u përballur. Janë të fortë dhe solidë, shumë agresiv. Ata nuk janë si Argjentina dhe vështirësitë do të shtohen.”

Related posts

Emery hidhet në SULM/ Synon t’i marrë SUPER mesfushorin Mourinhos

Isa.Autor

FLAMURTARI SI ISLANDA/ Lojtarët dhe tifozët dhurojnë SPEKTAKËL pas ndeshjes (VIDEO)

Isa.Autor

EMRE CAN I HABITUR NGA MODESTIA E “CR7″/ “Qëndron me këmbët në tokë, nuk sillet si yll”

F.autor

Leave a Comment