Futboll Seria A Sport

TJETËR BLERJE/ Napoli zyrtarizon portierin e kombëtares italiane

Tjetër goditje zyrtare te Napoli. Pas blerjes së Fabian Ruiz, tani është formalizuar edhe mbërritja e i Alex Meret. Portieri është blerë me të drejta të plota nga Udinese, duke nënshkruar një kontratë që 5-vjeçare me skadim në 30 qershor 2023. Portieri më i ri i Napolit është vetëm 21 vjeç dhe veç eksperiencës me Spal, mbërrin edhe në cilësinë e portierit të përfaqësueses së Italisë, pjesë e ekipeve zinxhir që kur ishte 16 vjeç.

“Meret është lindur në Udine më datë 22 mars 1997. I rritur tek ekipi i të rinjve të Udinese, ka luajtur për dy sezone në Ferrara me Spal duke siguruar në sezonin 2016-17 ngritjen në Seria A. Në sezonin e kaluar ka debutuar në Seria A me ndeshjen Spal-Inter 1-1 që nga 28 janari 2018. Numëron gjithashtu 13 ndeshje në përfaqësuesen e Italisë U-16, 13 në U-17, 2 në U-18, 19 në U-19 dhe një paraqitje në U-21, pikërisht në takimin e 22 marsit 2018 Itali-Norvegji 1-1. Vlejnë gjithashtu edhe tre grumbullimet në ekipin e të rriturve të Përfaqësueses së Italisë”

Related posts

Klopp: Salah meriton çmimin si lojtari më i mirë i Premier Ligës

Sadik.Autor

Izraeli “kërcënon” Shqipërinë para Ligës së Kombeve, emëron trajnerin e ri

Isa.Autor

U shua për shkaqe natyrore, Astori nisi gjithçka nga Ponte San Pietro (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment