Futboll La Liga Sport

Diego Godin injoron Juventusin, 32-vjeçari rinovon kontratën me Atleticon

Diego Godin ishte pranë një transferimi te Juventusi që e dëshironte me ngulm lojtarin për eksperiencën e madhe në kompeticionet europiane, por mesa duket marrëveshje mes palëve nuk do të ketë.

“La Stampa” shkruan sot se futbollisti 32-vjeçar ka pranuar të rinovojë me Atletico Madridin dhe për këtë arsye ka urdhëruar agjentin të firmosë kontratën.

Juventus i kishte propozuar 32-vjeçarit Godin një kontratë 3-vjeçare, me një pagesë vjetore prej 4.5 milionë euro. Ideja e klubit bardhezi ishte që të arrinte të nënshkruante me uruguaianin përmes financimit të 45-50 milionë eurove që “Zonja e Vjetër” shpreson t’i arkëtojë nga shitja e Daniele Rugani, qendërmbrojtësi vetëm 24-vjeçar.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ PSG ndëshkon talentin Xavi Simons, ja arsyeja…

Delo.autor

KËRKOHET ME NGULM NGA ISH-TRAJNERI I ITALISË/ Memushaj shok skuadre në Serie B me…

Delo.autor

Shndërrimi i fanelave të 32 skuadrave të Botërorit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment