Bundesliga Futboll Sport

Hamburger gaboi rëndë, tani ka një plan për Mërgim Mavrajn

Për herë të parë në histori Hamburger SV mund të mos garojë në Bundesliga. Skuadra gjermane renditet në vendin e parafundit kur ka mbetur edhe një ndeshje dhe nuk ka më asgjë vetë në dorë. Edhe sikur ta fitojë takimin kundër Borussia M’gladbach, llogaritë nuk dalin, pasi rivali i tyre, Wolfsburg, pret në shtëpi skuadrën e Koln, që matematikisht ka rënë një kategori më poshtë. Të shtunën pritet të zyrtarizohet edhe rënia nga Bundesliga dhe ora në stadium që tregon kohën e garimit në elitën e futbollit gjerman pritet të ndalojë.

Në klub duken të dorëzuar dhe nuk presin ndonjë mrekulli për të shpëtuar, ndaj edhe kanë bërë planin që të shesin një pjesë të mirë të lojtarëve në merkaton e verës. Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, kjo është lista e futbollistëve që pritet të transferohen: Christian Mathenia, Kyriakos Papadopoulos, Mergim Mavraj, Albin Ekdal, Walace, Filip Kostic, André Hahn, Bobby Wood dhe Fiete Arp.

Në këtë listë, sikurse edhe shihet, janë edhe Mërgim Mavraj dhe braziliani Walace, të cilët prej kohësh janë penalizuar nga klubi dhe stërviten me ekipin e dytë. Hamburger SV, veçse nuk përfitoi nga shërbimet e këtyre dy futbollistëve në periudhën më të vështirë të kampionatit, kanë bërë që edhe vlera e tyre në treg të bjerë. Për qendërmbrojtësin e Shqipërisë ata paguan vjet rreth 2 milionë euro për kartonin e tij, ndërkohë që po aq përafërsisht e ka edhe pagën.

Në fakt, Hamburger SV, edhe nëse Mavraj ikën falas, përfiton, pasi nuk do të duhej të paguante në Bundesliga 2 një lojtar që është ndër më të paguarit e ekipit. Nëse shitet, atëherë do të ishte një mrekulli. Problem më vete do të jetë që një klub tjetër të kënaqë financiarisht kërkesat e mbrojtësit, pasi paga e tij është e lartë dhe në kushtet kur ka një periudhë të gjatë pa luajtur ndikon edhe në ofertën që do të marrë.

Related posts

Skedina që mund t’iu zbukurojë ditën! Mos i humbisni këto 5 parashikime

Q.Autor

TALENTI MILANIT/ Pakueta “HAP BARKUN”, CUDIT me numrin që do mbajë në FANELLË

Isa.Autor

“PATA ZËNKË ME…”/ Nainggolan plas të vërtetën pse u largua nga Roma

F.autor

Leave a Comment