Futboll Sport

Diego Maradona “ul hundën” para FIFA-s, kërkon ndjesë për kritikat

Argjentinasi Diego Armando Maradona i ka kërkuar falje FIFA-s për kritikat e tij të ditës së djeshme, kur tha se “Kolumbia u vodh nga gjyqtari në ndeshjen ndaj Anglisë”. Sot, legjenda e futbollit botëror ka ndryshuar mendje, duke shprehur respekt absolut për punën e gjyqtarëve në Botërorin e Rusisë.

“Diego Maradona i kërkon falje presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për deklaratat e tij rreth institucionit. Ai ka respekt absolut për organizimin dhe punën e gjyqtarëve”, – ka thënë avokati i tij, Matias Morla, në llogarinë e vet në Twitter (@MatiasMorlaAb).

“Dora e Zotit”, që e kishte konsideruar arbitrimin e ndeshjes Kolumbi-Angli si një “vjedhje monumentale”, mori shpejt një deklaratë kundërshtuese të fortë nga FIFA. Maradona kishte thënë pas fitores së Anglisë nga penalltitë se sjellja e abitrit duhet të denoncohet:

“Kjo nuk mund të shkojë kështu, është një gabim fatal, pavarësisht se kush është duke e thënë. I thashë Infantinos se kam ardhur në FIFA, nëse ne ndryshojmë çdo gjë, por sot unë pashë një grabitje monumentale nga arbitrimi. Kërkoj falje për të gjithë njerëzit kolumbianë”.

Pas komenteve të bëra nga Diego Armando Maradona, FIFA iu përgjigj ashpër kritikave të tij mbi performancën e gjyqtarëve: “Arbitrimi i ndeshjes ishte i saktë në një ndeshje të vështirë dhe shumë emocionale. Kritikat e tij janë krejtësisht të papërshtatshme dhe plotësisht të pabazuara”.

Related posts

VDEKJA TRAGJIKE E FLORJANA ISMAILIT/ Lojtarët e Kombëtares bëjnë postimet prekëse

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Super kompjuteri i “Opta Stats” zbulon shanset e çdo kombëtareje për të fituar “Euro 2020” (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E CHAMPIONS LEAGUE INTER-BARCELONA/ Numrat dhe kuriozitetet e supersfidës së Champions-it

Isa.Autor

Leave a Comment