Futboll Sport

Balotelli refuzon 30 mln euro nga Kina, shumë ekipe të mëdha e presin sulmuesin

Ofertat nga Kina për futbollistët e famshëm në Europë vazhdojnë të jenë në nivele tepër të larta. I fundit që duket se ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrave kineze është Mario Balotelli. Sipas mediave italiane, sulmuesi ka marrë një ofertë prej 30 milionë euro në vit për të luajtur në Kinë, por italiani dëshiron të qëndrojë ende në Europë, duke e refuzuar këtë ofertë.

Balotellit i ka përfunduar kontrata me Nice, megjithatë me largimin e tij në një tjetër skuadër, francezët mund të përfitojnë 10 milionë euro. Skuadra më e interesuar për ish-sulmuesin e Interit, Man. Cityt dhe Milanit është Marseille, e cila është e gatshme t’i ofrojë një kontratë 3-vjeçare.

Related posts

ZIDANE GATI TË ULET NË STOLIN E PGS-SË/ Por ka një kusht të fortë për klubin

F.autor

SFIDA NDAJ VERONËS/ Sarri me shumë ndryshime në formacion, nuk luan De Ligt as…

Delo.autor

KUJTON TROFEUN MË TË RËNDËSISHËM/ Ronaldo: Ka qenë një ditë historike

Delo.autor

Leave a Comment