Futboll Sport

RONALDO, TË LUTEM A MUND TË NDALOSH? CR7 frenon “Lamborghinin” dhe i plotëson kërkesën vogëlushit (FOTO)

Kristiano Ronaldo ka ndaluar makinën gjatë rrugës për në stërvitje, vetëm për t’i kushtuar pak minuta kohë një fansi të zjarrtë të tij, i cili kishte dalë në rrugë me një pankartë në duar.

Vogëlushi po e priste Ronaldon jashtë hyrjes në kompleksin Carrington në Mançester, teksa i tërhoqi vëmendjen futbollistit me një pankartë që e kishte pikturuar vetë ku shkruhej “Ronaldo, të lutem a mund të ndalosh? Do të më zbukuroje fundjavën”.

Ronaldo hapi krahun në rrugë dhe ndaloi Lamborghinin e tij, i cili kushton plot 170 mijë paund, për të kaluar pak minuta me tifozin dhe për të bërë një selfie që me siguri ky i fundit do ta mbajë mend gjithë jetën. Vlen të theksohet se ky moment është fotografuar nga paparacët dhe është bërë viral në rrjetet sociale.

Related posts

ZYRTARE/ Shkarkohet Fabio Capello, ja kush e zëvendëson

Sadik.Autor

HISTORIA E DUELEVE NË DERBIN E “MADONINËS/ Ibrahimovic kërkon hakmarrjen kundër Interit

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Qëndroi dy muaj në intubim prej COVID-19, shihni transformimin e kampionit të “bodybuilding” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment