Sport

Djokovic buzëqesh sërish, triumfon në Wimbledon për herë të 4-t

Novak Djokovic ritkthehet të fitojë.Gëzimi i parë për vitin 2018-të vjen në Wimbledon për tenistin serb që arrin të bëjë të tijin grand-slamin më të rëndësishëm në këtë sport. Ky ishte suksesi i 4-ët i Djokovic mbi barin londinez me Nolen që fitoi Slam-in e tij të 13-të në karrierë. Finalja ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson nuk kishte shumë histori me Djokovic që zgjidhi gjithçka në 3 sete me shifrat 6-2 6-2 7-6 (7-3 në tiebreak) në 2 orë e 18 minuta lojë.

Lodhja e akumuluar në sfidën gjysmëfinale ndaj John Isner u ndje te afrikano-jugori ndërsa Djokovic dukej sikur ishte ai i dikurshmi edhe pse e nisi turneun e Wimbledon si numri 21 i botës. Tenisti serb rikthehet në mënyrën më të mirë duke i dhënë sërish kuptim një karriere që dukej e përfunduar dhe duke parë dy rivalët e tij Nadal e Federer që janë në moshë më të madhe dhe dhe kryesojnë renditjen Botërore edhe 31-vjeçari nga Beogradi i ka të gjitha mundësitë për të qenë sërish numri 1 i botës.

Related posts

TRONDITET MILANI/ U vendos: Kapiteni i KUQEZINJËVE do të largohet në JANAR

Isa.Autor

“TË NDËRTOJMË NJË EKIP PA TË”/ Mario Kempes: Ja çfarë do të ndodhte po t’i hiqnim Messin

Delo.autor

LUAJTI 7 VITE ME INTER/ Klubi i Serie A kërkon ta kthejë në Itali!

Delo.autor

Leave a Comment