Futboll Shqipëri Sport

Partizani TRONDITET në Vlorë/ Flamurtarit i mjafton BUSHIC për tre pikët e arta

Ndeshje e bukur, grintë dhe ritëm që në nisje, spektakël në fushë e padyshim në tribuna. Një Flamurtar i etur për fitore, që tregon se dy javët e pushimit të kampionatit e kanë bërë më të fortë, për më tepër që pjesë e grupit është dhe Kale. Ky i fundit ka më shumë se gjashtë muaj që nuk luan, dhe s`ka më mirë se sa të debutosh, në një ndeshje me asist dhe në fund fitore për ekipin e ri të tij.

Flamurtari priti Partizanin në shtëpi, duke fituar me rezultatin 1-0, në ndeshjen hapse të javës së 14 të kampionatit, që vjen fill pas përfundimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare. Flamurtari ka mungesa të rëndësishme si ajo e mbrojtësit Veliut, në krahun tjetër Skënder Gega është pa kapitenin Alban Hoxha. Ndaj në portën e të “kuqëve” është Xhika.

Miqtë kërkojnë të mbrojnë kryesimin e kampionatit, ndërsa vendasit të ngjiten në renditje. Kështu loja ka ritëm të lartë që në nisje të saj. Flamurtari ka epërsi në mesfushë, teksa në minutat e fillimit skuadra e Ilir Dajës, tregohet më e kujdesshme dhe fiton dyluftimet në këtë repart, duke prodhuar më shumë topa për linjën e sulmit. Minuta e 10`, Kale kroson bukur nga jashtë zone për Bushiç, me këtë të fundit që kërcen mbi Atandën dhe dërgon topin në rrjetë. Gol, 1-0, festë për Flamurtarin dhe tifozët kuqezi, heshtje në stolin e Partizanit.

Pas këtij momenti, Skënder Gega, kërkon reagim nga të tijët. Disa aksione të shpejta dhe gjuajtje drejt portës i japin besim futbollistëve të Partizanit, të cilët bëjnë gjithçka, por i ndal vetëm Koliçi. Deri në fund të pjesës së parë loja ofron spektakël, por Flamurtari arrin të mbrojë avantazhin, duke shkuar në pushim të ndeshjes me rezultatin 1-0.

Me rinisjen e pjesës së dytë të lojës, janë vendasit ata që kanë topin nën kontroll. Flamurtari qarkullon dhe sulmon portën e Partizanit, ndërsa futbollistët e “kuq” gabojnë shumë në ndërtimin e aksioneve. Të dy trajnerët nxjerrin lojtarë në nxemje, teksa i pari që kryen zëvendësim është Skënder Gega. Në minutën e 67` del nga fusha Malaj, ndërsa Hebaj i zë vendin. Tre minuta më vonë Hasani gati sa nuk shënon, por gjuajta me kokë e tij e dërgon topin në rrjetën e jashtme.

Futja e Hebaj i jep ritëm tjetër lojës, Partizani bëhet më kërkues, teksa në pak minuta 73` dhe 75`, skuadra e kuqe shpërdoron sërish, ndërsa shpëton për mrekulli nga një kundërsulm i vendasve. Në minutën e 76`, Kale del nga fusha dhe në vend të tij për Falmurtarin futet Musta, ndërkohë që loja fillon të dominohet nga skuadra e Partizanit.

 

Gega kryen zëvendësimin e radhës 11-të minuta para përfundimit të lojës, Çinari në fushë ndërsa del Mensah. Kështu loja sa vjen dhe kthehet e gjitha nën kontrollin e futbollistëve të Partizanit, të cilët rrisin sulmet ndaj portës së Koliçit, por fati nuk është me ta sonte. Kështu deri në fundin e minutave shtesë, rezultati mbetet i pandryshuar, me Flamurtarin që fiton minimalisht një sfidë mjaftë të rëndësishme në këtë moment të kampionatit.

Me këtë fitore, Flamurtari shkon në vendin e katër në me 22 pikë, ndërsa Partizani mbetet kryesues me 31 pikë, duke shpresuar në një hap fals të Skënderbeut nesër ndaj Tiranës. Javën e ardhshme Partizani luan derbin kundër Tiranës, ndërsa Flamurtari përballet me Kastriotin.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Vllaznia. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

“ISHIN 40 TIFOZË TË CHELSEA-T”/ Florentino Perez ndez gjysmëfinalen e Champions-it

Delo.autor

ZYRTARE/ Ish-portieri i Anglisë gjen ekip të ri, firmos për skuadrën e njohur të Premier League

Delo.autor

Leave a Comment