Futboll Premier League Sport

Dridhet Chelsea/ PSG ofron 100 mln euro për mesfushorin francez

Pasi zyrtarizoi transferimin e Gianluiggi Buffon, PSG është gati për proçeduar me të tjera afrime në radhët e skuadrës. Drejtuesit e klubit parizien kanë vendosur në qëndër të vëmëndjes mesfushorin e Chelseat N’golo Kante. Madje, siç raportojnë mediat ndërkombëtare sportive kampionët e Francës kanë edhe një ofertë konkrete për 27-vjeçarin.

Sheiku i PSG, Naser Al-Khelaifi është gati t’i ofrojë Bluve të Londrës 100 milionë euro për Kante. Mesfushori i cili momentalisht është i angazhuar me kombëtaren franceze në Botëror si një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës nuk është përfshirë fare në këtë diskutim duke ja lënë në dorë të paktën për momentin menaxherit të tij. Për t’i dhënë vetes një ndihmesë akoma edhe më të madhe, PSG është gati të përfshijë në marrëveshje edhe Adrien Rabiot kontrata e të cilit skadon me parizienët sezonin e ardhshëm.

Tratativat mes palëve duken disi të vështira, pasi tekniku i ardhshëm i klubit londinez, Maurizzio Sarri ia ka bërë të qartë presidentit Roman Abramovic që lojtarët më të rëndësishëm të skaudrës nuk duhet të largohen dhe njëri prej tyre është pikërisht N’golo Kante.

Related posts

DISIPLINA ITALIANE MERR MASA TË RËNDA/ 7 gjyqtarë pezullohen pas abuzimit me fondet e…

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me “yjet” franceze që kanë luajtur në Serie A

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Futbolli shqiptar del nga karantina. Kampionati rinis në 3 qershor

Delo.autor

Leave a Comment