Champions League Futboll Sport

MASAT EKSTREME KUNDËR RUSISË/ UEFA mbyll marrëveshjen me sponsorin kryesor të Champions League

Përjashtimi i klubeve dhe kombëtareve ruse nga të gjitha aktivitetet sportive për sa kohë që vazhdon pushtimi i Ukrainës, nuk janë masa e vetme që ka ndërmarrë sot UEFA. Komiteti Ekzekutiv i saj sot ka vendosur zyrtarisht që të ndërpresë marrëveshjen që kishte me një kompani ruse, e cila është një prej financueseve të saj më të mëdhenj.

Kompania ruse “Gazprom” prej shumë vitesh ishte kthyer në sponsorin kryesor të Ligës së Kampioneve, si dhe disa prej aktiviteteve të ekipeve kombëtare. Marrëveshja u vu në diskutim sapo nisi lufta në Ukrainë, me tifozë të shumtë që kritikuan UEFA-n se nuk e kishte zhdukur emrin e kësaj kompanie në faqen e saj apo në rrjetet sociale.

“UEFA has vendosur sot të përfundojë partneritetin me “Gazprom” në të gjithë aktivitetet. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin të gjithë marrëveshjet ekzistuese, përfshirë Ligën e Kampioneve, kompeticionet e ekipeve kombëtare dhe EURO 2024”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s sot.

Disa ditë më parë, klubi gjerman i Shalkes, që kishte si sponsor kryesor këtë kompani, kishte vepruar në të njëjtën mënyrë, duke e eliminuar emrin e saj edhe nga fanellat në ndeshjet e fundit që zhvilloi në Bundesligën 2.

Related posts

PËRBALLJA NDAJ BOKSIERIT PRODAN/ Florian Marku dështon në matjet zyrtare, dueli pranë anulimit

Delo.autor

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 18 luhet në 2 ditë, ja oraret e të gjitha sfidave

Delo.autor

West Bromwich shkarkon trajnerin Alan Pardew

Sadik.Autor

Leave a Comment