Futboll Sport

DRIDHET JUVENTUSI/ Chelsea ofron 100 milion euro për dy SUPER lojtarët bardhezi

Roman Abramovich ka mbërritur në Milano për të ndihmuar Chelsea-n të finalizojë blerjen e dyfishtë për Gonzalo Higuain dhe Daniele Rugani të Juventus, sipas raporteve në Itali.

Manjati rus, i cili aktualisht nuk ka një vizë qëndrimi në Britani, thuhet të ketë udhëtuar në Itali për të ndihmuar Fali Ramadani-n gjatë bisedimeve me kampionët e Serie A.

Corriere dello Sport pretendon se shefi ekzekutiv i Juventus Fabio Paratici është takuar me drejtuesit e Chelsea-t ditën e mërkurë me qëllim për të arritur akordin me vlerë 100 mln euro për Higuain dhe Rugani.

Ramazani, i cili ka një marrëdhënie të mirë me Juventus, është punësuar nga Chelsea për të qenë ndërmjetës gjatë operacionit. Tani, Abramovich mesa duket ka udhëtuar personalisht për të finalizuar blerjet.

Juventus kërkon të shesë Higuain pas afrimit të Cristiano Ronaldo-s dhe ai pritet t’i kushtojë Chelsea-t rreth 60 mln euro, ndërsa Rugani 40 mln.

Related posts

Shtypi spanjoll: Ylli i La Liga-s do Juventus-in

F.autor

NDESHJA VENDIMTARE PËR KUALIFIKIM/ Van Dijk: Nuk i frikësohemi PSG, më e pakta duam finalen

Isa.Autor

Bonucci: “Gattuso e ka transformuar Milanin”

Q.Autor

Leave a Comment