Futboll La Liga Sport

FIRPO NJË HAP LARG AKORDIT/ Barcelona “i thotë po” Milanit për lojtarin, por vetëm me një kusht…

Junior Firpo do Milanin, i cili dëshiron ta përfshijë spanjollin në skuadrën e Pioli për t’u alternuar me Theo Hernandez në krahun e majtë.

Deri më tani, gjithmonë është biseduar për një huazim me të drejtë blerje dhe jo për ndonjë opsion tjetër.

Megjithatë, sipas El Mundo Deportivo-s ditën e sotme, “Djalli” mund të bënte edhe një sforco ta blinte lojtarin.

Gjithashtu sepse Blaugrana duhet të mbledhë para dhe për këtë arsye ata nuk duan ta japin Firpo vetëm me huazim.

Në garë gjithashtu janë West Ham, Southampton, Napoli dhe Fiorentina.

Për momentin, opsioni i  preferuar i  spanjollit, i  cili ka agjent babanë e Brahim Diaz, është Milani.

Barcelona do të donte të mbyllë shitjen e tij deri në 30 qershor, për të shënuar në bilancin e sezonit të shkuar këtë arkëtim.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madrid është gati që të bëjë “goditjen” e merkatos verore

Isa.Autor

Rrëfimi i Blerim Xhemailit: Ja se çfarë do të bëja nëse do shënoja kundër Serbisë

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Machester City mposht PSG-në me përmbysje, të dy ekipet kalojnë fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment