Futboll Seria A Sport

DRITË JESHILE PËR MILANIN/ Fondacioni Elliott ka vendosur të investojë 

Plani i menaxhuesve të fondit Elliott është që të investojnë 50 milion euro në kapitalin e Milan-it, një prej klubeve më të suksesshëm të Europës, ku ish-pronarët kinez nuk mundën që të arrinin që të paguanin borxhet ndajk fondit që ka bazën në Neë York. Kompania amerikane tashmë premton që të kthejë klubin italian në më të vlefshmin në Serie A.

“Duke marrë kontrollin, vizioni i Elliott për AC Milan është i drejtpërdrejtë: të krijojë stabilitet financiar dhe menaxhim të mirë”, ishin këto fjalët e drejtuesve të fondit të lëshuara përmes një deklarate të mërkurën.

Elliot shtoi se qëllimi është “të arrihet një sukses afatgjatë për AC Milan duke u fokusuar te bazat e klubit dhe re kapitalizmi në një formë të mirë: gjithashtu të drejtojë një model të qëndrueshëm që respekton rregullat e UEFA Financial Fair Play”.

Ndërhyrja vjen pas dështimit të Yonghong Li, i cili dështoi që të paguante borxhin prej 32 milion eurosh fondit Elliott të premten e shkuar. Kinezët e morën klubin në vitin 2017 nga Silvio Berlusconi për 740 milion euro, ndërkohë që për të bërë blerjen e plotë themeluesi i fondit Elliott i dha ish-presidentit të Milan 300 milion euro në formë huaje.

“Financial Times”në një shkrim të ditës së sotme tregon se fondi Elliott është gati që të investojë fillimisht 50 milion euro që skuadra të rimbëkëmbet dhe të bëjë merkato që sezonin e ardshëm të mos dështojë në objektivat e vendosur. “Elliott sheh përpara drejt rrugës së fuqizimit të klubit nga ana ekonomike duke e rikthyer këtë klub në krye të listës së klubeve më të mëdhenj të Europës në futboll, ku realisht i takon. Elliott gjithashtu beson fuqishëm në mundësinë e krijimit të vlerave te Milan”, tha një nga drejtuesit e fondit Elliott, Paul Singer.

Related posts

MPOSHT YLLIN E SKUADRËS SË PSG/ Thiago Silva merr çmimin lojtari më i mirë në Ligue 1 për 2018

Delo.autor

“TËRMETI” 8 BALLË NDAJ SCHALKES/ Habit trajneri i Bayern: Duhej të shënonim edhe 3 apo 4 gola të tjerë

Delo.autor

Gjermania po humbet me Meksikën, shfaqet Sane që u la jashtë Botërorit (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment