Futboll Premier League Sport

DUAN TË JENË FITUES/ Fabinho fton një kampion bote tek Liverpool

Fabinho, ish-shoku i ekipit te Monaco i ka kërkuar Kylian Mbappes që t’i bashkohet në “Anfield”. Së fundmi braziliani është bërë pjesë e klubit Liverpool dhe dëshiron që edhe sulmuesi francez të nënshkruajë me ekipin e tij të ri.

Pas paraqitjes fantastike që pati në Kupën e Botës me Francën, ku u shpallën edhe kampionë, për Mbappe kanë shfaqur interes shumë klube gjigante në Evropë. Mirëpo, lojtari është i sigurtë për të vazhduar edhe një tjetër sezon me Paris Saint-Germain në “Parc des Princes”. 19-vjeçari po përgatitet për sezonin e tij të dytë në kryeqytetin francez pas kalimit të tij prej 161 milionë paund.

Ai është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në futbollin botëror pasi u krahasua me legjendën e Brazilit, Pele.

Në një intervistë për median, shoku i tij Fabinho tha me shaka se do të bëjë çmos për ta bindur Mbappe që të firmosë me Liverpool.

“Kylian më dërgoi një mesazh në telefon, ku më përgëzoi për transferimin te Liverpool. Unë nuk kam pasur rastin ta përgëzoj akoma për përformancën e tij në Kupën e Botës. Ajo që bëri Franca ishte fantastike. Atë çfarë ka bërë Mbappe në dy vitet e fundit të futbollit profesional është me të vërtetë e mahnitshme. Ai është një fenomen dhe duhet të përgëzohet. Sa më shpejt që të kem mundësinë, unë do të flas me të. Ai tashmë ka thënë se do të qëndrojë te PSG edhe sezonin e ardhshëm. Por, unë do të përpiqem ta bind atë që të vijë te Liverpool”- tha me shkaka 24-vjeçari.

Related posts

Tottenham FRIKËSON Barcelonën/ Loudinezët kërkojnë mbrojtësin spanjoll

Isa.Autor

Arbitron finalen e Botërorit, ja çfarë domëthënie ka ky moment për argjentinasin

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton niset i pari në Francë, Vettel zhgënjen sërish

Delo.autor

Leave a Comment