Cudirat e Boterorit Futboll Sport

E ÇUDITËSHME/ Mungon uji në qytetin rus, u kërkohet tifozëve të lahen dyshe në dush

E mira e organizimit të Botërorit është numri i madh i vizitorëve dhe paratë e tyre që shpenzojnë, ndërsa e keqja është nevoja e turistëve për të bërë dush.

Ky është bërë një problem në qytetin e Rusisë, Samara, ku autoritet e qytetit u kanë bërë një thirrje turistëve që të mos bëjnë dush të vetëm, për shkak të mungesës së ujit.

“Mijëra vizitor të qytetit, të cilët po ashtu konsumojnë ujë, janë duke kontribuar në rritjen e problemit”, ka thënë Sistemi Komunal i Samaras.Shpenzimi i madh i ujit ka bërë që disa lagje të kenë mungesë të ujit.

Kështu që në mënyrë që problemi të zvogëlohet, është sugjeruar që vizitorët ta ruajnë ujin duke u futur dyshe për të bërë dush.

Ky lajmërim është bërë para ndeshjes së Anglisë kundër Suedisë, e cila zhvillohet të shtunën dhe turmat me vizitorë priten të rriten.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Gafa e tij i kushtoi finalen Bayern-it, Ulreich u kërkon falje tifozëve

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Teknologjia e re i shtohet futbollit, ja risia për arbitrat që do të përdoret në Botëror…

Delo.autor

TIFOZËT E ARSENALIT ADMIROJNË YLLIN SHQIPTAR/ Ja lajmi i madh për Granit Xhakën pasi ftoi djaloshin me aftësi të kufizuara

Delo.autor

Leave a Comment