Futboll Seria A Sport

E DUAN NË “SAN SIRO”/ Reagon PAOLO MALDINI, një ditë do të RIKTHEHEM…

Dazn” është një platformë e re digjitale për transmetimet e eventeve sportive. Paolo Maldini është përzgjedhur si imazhi i saj dhe aktualisht gjendet në Amerikë për të ngritur siparin e “International Champions Cup”, turneu veror që përfshin klubet europiane më me emër. Në kuadër të këtij prezantimi, ishkapiteni kuqezi ka dhënë edhe një intervistë, gjatë së cilës ka folur për planet e tij, sidomos duke u përqendruar në një të ardhme të mundshme te Milani.

I pyetur pikërisht mbi një mundësi punësimi te kuqezinjtë, 50-vjeçari u përgjigj: “Më pëlqen të flas për të tashmen dhe tani për tani mund të kujtojmë vetëm të kaluarën. Nuk ka ende asgjë dhe nuk di nëse do të ketë, por kjo nuk e fshin historinë time fantastike me klubin që do ta kem ngaherë në zemër. Jam një njeri shumë praktik dhe realist, ndaj nuk mund të flas tani për gjëra që nuk janë reale. Është e kotë të nis të imagjinoj për aspekte që tani nuk janë ekzistente”.

Italia në Botërorin e vitit 2022 është një mundësi konkrete. I të njëjtit mendim është edhe Paolo Maldini që ka bindjen se “Axurrët” do të jenë në Katar. “Mundësitë janë të gjitha, madje mund të them se do të jemi në Botëror me 100 për qind. Nuk ka rrugë tjetër, Italia nuk mund të mungojë më në një event aq të rëndësishëm sa Kupa e Botës”, tha ish-mbrojtësi legjendar.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Presidenti i Napolit gati 60 milion euro për yllin “Zikaltër”…

Delo.autor

Jurgen Klopp i frikësohet Roma-s, por: Jemi edhe ne…

Sadik.Autor

PARTIZANI KËRKON KTHESËN NË GJIROKASTËR/ “Guerrilsat” marrin vendim për sfidën ndaj Luftëtarit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment