Futboll Premier League Sport

MEDIAT ANGLEZE/ HENRY drejt stolit të klubit madhështor në Premier League

Ish-kampioni botëror dhe europian me Francën, në vitet 1998 dhe 2000, Thierry Henry, sot asistent i trajnerit të Belgjikës, Roberto Martinez, mund të bëhet trajner i ri i Aston Villa.

“Daily Star” e zbulon këtë. Ish-sulmuesi francez, i cili ka veshur fanellën e Arsenalit për vite në Premier League, tashmë është kontaktuar joformalisht nga klubi i Birminghamit.

Megjithatë, para se të angazhojë francezin e njohur në drejtim, Aston Villa, një ekip që luan në Premiership, do të duhet të zgjidhë kontratën me trajnerin e vet aktual, Steve Bruce.

Related posts

Dele Alli: Jam gati për kombëtaren, Botërori shansi i artë për “luanët”

Isa.Autor

Talenti Shqiptar bën “hapin” e madh në karrierë, firmos me klubin e njohur Italian

Q.Autor

KATEGORIA E PARË/ Nesër luhen ndeshjet play-off, sfidat play-out luhen të shtunën & të dielën

F.autor

Leave a Comment