Futboll Seria A Sport

E DUAN TË GJITHË/ Juventusi, Roma e Interi “LUFTË” për talentin e Kaljarit

Nikolo Barela, mesfushori me vitlindje 1997, mund të largohet nga Kaljari gjatë kësaj merkatoje. Talenti italian, sipas raportimit të “Sky Sport”, pëlqehet nga tre klubet elitare të Serisë A: Juventusi, Interi e Roma, që duan të sigurojnë sa më shpejt shërbimet e lojtarit për të mposhtur konkurrencën.

Skuadra momentalisht në avantazh është ajo zikaltër dhe drejtori sportiv Piero Auzilio ka nisur punën për ta afruar në Milano ditët e ardhshme. Ndërsa për bardhezinjtë dhe verdhekuqtë Barela shihet si alternativë: e shohin si përforcim përfundimtar. Kërkesa e Kaljarit, megjithatë, është 40 milionë euro: një pengesë e vështirë për t’u kaluar…

Related posts

“Mallkimi” i titullit të Premierligës, e pësojnë trajnerët

Q.Autor

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BARCELONËS/ Simeone: Kjo gjë më bën të ndihem optimist…

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Nuk ndalet sulmuesi Manaj, shënon gol dhe hap rrugën e fitores për ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment