Futboll Sport

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja: Thierry HENRY do të jetë trajner në Afrikë…

Thierry Henry ka arritur marrëveshjen për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares së Egjiptit, pasi menaxheri i tij ka gjetur gjuhën e përbashkët me Federatën Egjiptiane të Futbollit, sipas asaj që bën të ditur shtypi afrikan.

“Legjenda” e Arsenal, aktualisht 40 vjeç, ishte zëvendësi trajnerit të Belgjikës në “Rusi 2018”. U fol se ai do të bëhej trajneri i Aston Villa, por marrëveshja nuk u arrit.

Ish-portieri i Egjiptit, Nader El-Sayed, aktualisht punonjës i federatës afrikane të futbollit, tha: “Kemi pasur një takim me menaxherin e Henry dhe kemi gjetur marrëveshjen.”

Egjipt kishte si trajner Hector Cuper gjatë Kupës së Botës 2018, por argjentinasi u shkarkua sepse ekipi nuk fitoi asnjë nga tre ndeshjet e luajtura.

Related posts

Sabrina Raissa lë “me gojë hapur” tifozët brazilian të Coritibas

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Dëmtimi i tij do të zgjasë shumë, Zherard Pike mendon largimin nga futbolli për t’u bërë…

Delo.autor

“FUTBOLLI NUK ËSHTË TENIS”/ Gomez: Nuk e kisha parë kurrë një gjë të tillë, një episod i turpshëm

Delo.autor

Leave a Comment