Futboll Sport

E DUAN TË GJITHË/ Leverkusen paralajmëron Chelsean dhe Interin për talentin…

Jonas Boldt, drejtuesi i Bayer Leverkusen, ka folur për “Kicker” në lidhje me mundësinë e shitjes së Benjamin Henrichs. Mbrojtësi 21-vjeçar ka qenë një shënjestër e Chelsea dhe Inter gjatë kësaj merkato dhe shtypi ka shkruar se ai mund të largohet nga Bundesliga kundrejt 15 milionë eurove.

Gjithsesi, Boldt ka hedhur poshtë mundësinë që futbollisti të kushtojë kaq pak: “Ai nuk do të largohet për këtë shumë parash. Kjo është jashtë çdo diskutimi të logjikshëm, sepse Henrichs vlen më shumë.”

Inter po kërkon një mbrojtës të djathtë duke qenë se Cancelo shkoi te Juventusit. Zikaltërit janë interesuar edhe për Sime Vrsaljko të Atletico Madrid, i cili do të ishte i gatshëm për një rikthim në Serie A ku ka luajtur më parë me Sassuolo.

Alternativa tjetër për Inter është Davide Zappacosta. Futbollistët që zikaltërit kanë marrë gjatë kësaj vere janë Kwadwo Asamoah, Lautaro Martinez, Radja Nainggolan dhe Stefan de Vrij.

Related posts

Nëna e Cristiano Ronaldo bën zbulimin tronditës për yllin e futbollit

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ 30 ndeshje pa humbje, Italia mposht Uellsin dhe gradohen në krye të grupit

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridi mposht konkurrencën e “Djajve të Kuq” për talentin 50 milionësh

Delo.autor

Leave a Comment