Futboll Seria A Sport

FESTIMI QË KA “PUSHTUAR” TË GJITHË BOTËN/ Ronaldo zbulon: Ja si lindi SIUUU (VIDEO)

Shënon, kërcen dhe lëshon klithmën SIUUU. Tashmë të gjithë e dinë që ky është festimi tipik i Kristiano Ronaldos dhe është përhapur me shpejtësi në të gjithë botën prej shumë vitesh. Po si lindi ky festim i veçantë i sulmuesit portugez?

Vetë futbollisti e ka treguar në një intervistë për “soçer.com”, duke zbuluar se ishte pikërisht një ndeshje miqësore në SHBA në vitin 2013 aty ku kishte filluar gjithçka.

“Festimi im lindi në mënyrë natyrale. Ishim në SHBA me Realin, luanim kundër Çelsit. Unë shënova, bëra një kërcim dhe pastaj lëshova atë thirrjen siuuu. Tifozëve u pëlqeu shumë, aq sa kur i takoja më thërrisnin ‘Kristiano siuuu” dhe përsëritnin atë thirrje. Ndaj vendosa që ta vazhdoja”, shpjegoi futbollistit atë moment.

Futbollisti pranoi më pas se nuk e dinte se kush ishte goli i tij më i bukur. “Kam shënuar rreth 700 gola, e vështirë të zgjedh një”, tha ai duke qeshur.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Vllaznia-Skënderbeu

Delo.autor

SUPERSFIDA/ BARÇA-INTER: Njihuni me 8 lojtarët që luajtën për të dyja skuadrat

Isa.Autor

SQARON SITUATËN TEK MILANI/ Kesi: Me Gatuzon nuk ka shaka, Higuain? Është një kampion…

Delo.autor

Leave a Comment