Futboll Seria A Sport

E DUAN TË GJITHË/ Miralem PJANIC “TREMB” Juventusin, gati largimi…

Blerja e Kristiano Ronaldos do të shoqërohet me sakrifikimin e disa yjeve te Juventusi. Bilancet duhen rregulluar dhe skuadra duhet rindërtuar, për të synuar realizimin e ëndrrës Champions. Përveç Gonzalo Higuain, një tjetër emër që madh që mund të largohet nga bardhezinjtë është Miralem Pjaniç.

Pavarësisht se drejtuesit e Juventusit kanë mohuar mundësinë e shitjes së mesfushorit boshnjak, Mançester Siti ka rritur ofertën për 28-vjeçarin, duke u pozicionuar në avantazh përballë dy pretendenteve të tjera, Çelsit dhe Barcelonës.

Disa zpekulime flasin për biseda telefonike ndërmjet Pjaniç dhe trajnerit Pep Guardiola. Oferta për “Zonjën e Vjetër” mendohet se do të jetë rreth 100 milionë euro, një shifër që vështirë se mund të refuzohet nga kampionët e Italisë.

Shitja do të realizohet nëse edhe vetë lojtari është dakord. Për momentin Pjaniç po mendohet sepse me Mançester Sitin që e kërkon me ngulm, mbeten dilemat për mundësinë e transferimit te Barcelona përkrah Lionel Mesit, apo edhe qëndrimit te Juventusi për të luajtur së bashku me Kristiano Ronaldon. Zgjedhje të vështira, të cilat gjithkush do ti dëshironte të paktën një herë në jetë…

Related posts

AJAXI “MAGJIK” NË CHAMPIONS/ Përmbys Juventusin dhe kalon në fazën gjysmëfinale

Delo.autor

ZYRTARE/ Nga një afrim për çdo ditë, Barcelona prezanton mbrojtësin brazilian

Delo.autor

PSG-së i grumbullohen problemet, UEFA nis procedurat kundër saj

Q.Autor

Leave a Comment