Futboll Seria A Sport

CONTE E DO ME ÇDO KUSHT NË EKIP/ Juventus futet në garë për objektivin e “Zikaltërve”…

Arturo Vidal është një nga objektivat e mëdha të Interit për merkaton e janarit, teksa Antonio Konte e dëshiron me çdo kusht në ekipin e tij.

Mesfushori kilian nuk po gjen shumë hapësira te Bracelona dhe mundësitë që të largohet në merkaton e janarit janë të mëdha.

Megjithatë përveç Interit, sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, në garë për të marrë shërbimet e Vidal është futur edhe Juventusi. Thuhet se Paratiçi ka nisur kontaktet me drejtuesit e Bracelonës, për të rikthyer përsëri në Torino 32-vjeçarin.

Madje raportohet se italianët kanë ofruar në shkëmbim edhe shërbimet e Emre Xhan, me këtë të fundit që nuk është në planet e trajnerit Mauricio Sarri.

Me dy ekipet italiane që dëshirojnë ta kenë në skuadrat e tyre, tashmë do të jetë Vidal ai i cili do të vendosë se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij.

Arturo Vidal

Related posts

Hysaj transferohet në Angli? Napoli vendos për shqiptarin

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SPANJËS/ Mesfushori Brozovic: Mungesa e Perisic? Është i rëndësishëm, por…

Delo.autor

Mesazhi i Totti-t për Buffon: Mos e bëj këtë, do të ishte gjëja më e keqe

Q.Autor

Leave a Comment